
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e daljes së makinës me të cilën udhëtonte nga rruga dhe përfundimit në liqen.
Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, automjeti që drejtohej nga shtetasi Alfons Bleta, 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Për pasojë drejtuesi i automjetit, shtetasi Alfons Bleta, ka humbur jetën.
Lidhur me këtë ngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



