Rusia është e gatshme për një dialog që t'i japë fund konfliktit në Ukrainë nëse ka një propozim konkret që merr parasysh interesat e Moskës.
Kështu tha sot ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, cituar nga RIA Novosti.
“Nëse tani ka një propozim serioz se si ta ndalojmë këtë konflikt duke përmbushur kërkesat tona absolutisht legjitime, sigurisht që ne do të jemi gati të bisedojmë", shpjegoi Lavrov në forumin e 8-të Primakov Readings në Moskë.
Forumi Primakov Readings është një takim ndërkombëtar vjetor të ekspertëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomisë botërore.



