Pjesëmarrja në votime/ Celibashi: Problematika në Shkodër, Dibra pa energji elektrike

Pjesëmarrja në votime/ Celibashi: Problematika në Shkodër, Dibra pa energji elektrike

Nisi sot procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, në 6 bashki të vendit. 654,538 shtetas shqiptarë kanë sot të drejtën e votës, të ciët do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Sipas komunikimit të parë për media nga kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, procesi i hapjes është bërë pa ndonjë problematikë të theksuar, përmes një monitorimi të vazhdueshëm.

Celibashi bëri me dije se problematika deri tani ka pasur në dy qendra votimi në Shkodër.

 Problematika deri tani janë dy qendra votimi në Shkodër në të cilat s’ka filluar votimi për shkak të mungesë së komisionarëve të cilët s’ kanë munguar të shkojnë për shkak të kushteve atmosferike”,

 Ai theksoi se në Shkodër nga 250 qendra votimi ka filluar në 247m në tre qendra s’ po votohet. Ndërkohë në Dibër, Cekibashi thotë se janë 101 qendra votimi dhe tek të gjithë ka fillua procesi.

Problematikat e evidentuar lidhen dhe janë të tilla: Dy qendra votimi në Shosh dhe Pult ku s'ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë shkuar dot për shkak të motit të keq. Një QV në Shalë identifikimi po bëhet manualisht, pa pajisjen e identifikimit elektronik. Në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247, në 3 QV nuk po votohet. Në Dibër janë 101 QV dhe tek të 101 ka filluar procesi i votimit. Kemi një problem me 18 QV në lidhje me energjinë elektrike në Kastriot dhe Kalanë e Dodës për shkak të reshjeve të dëborës. Në Durrës, nga 337 ka filluar votimi te të gjitha. Në një qendër votimi në Durrës po kryhet procesi i identifikimit pa pajisjen elektronike, kështu kanë vendosur anëtarët e komisionit. Në Vorë nga 44 QV janë hapur të gjitha dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë problem si me identifikimin edhe me votimin elektronik. Në Rrogozhinë nga 53 qendra votimi, ka filluar te të 53. 157 QV në Lushnje, po votohet te të gjitha. Në 5 ka probleme me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen PEI. Në një QV identifikimi po bëhet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Në dy QV në Dibër dhe Durrës ka probleme lidhur me mënyrën si anëtarët e qendrave të votimit administrojnë situatën, por janë pa probleme me vijimin e procesit të votimit. Problematika më shumë lidhet me disa QV në Shkodër e Dibër, për shkak të situatës së motit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy