“Dimër financiar”/ Xama: KESH i kushtëzuar të importojë energji. Kapacitetet prodhuese janë ulur 

“Dimër financiar”/ Xama: KESH i kushtëzuar të importojë energji. Kapacitetet prodhuese janë ulur 

Gazetarja Ola Xama duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që do kemi një “dimër financiar” në sektorin energjetik.

Xama vuri në dukje se prodhimi i energjisë elektrike varet shumë nga rezervat hidrike dhe KESH është i detyruar të importojë. 

Ka patur ndërprerje të energjisë për shkak të motit të keq, kryesisht në zonat rurale, që kanë probleme me rrjetin e amortizuar. Kryesisht në pjesën juglindore dhe verilindore, në disa fshatra, edhe për shkak të tipologjisë së linjave, që shkojnë deri në 60 km. Sipas njoftimeve nga OSHEE ka patur një përmirësim sa i takon kohës së riparimit të rrjetit. Është një dimër i vështirë, por jo nëse do kemi apo jo energji elektrike, por kemi më shumë një dimër financiar. Nëse shohim të dhënat e OSHEE, baseni që mban rezervën hidrike është ai i Fierzës, që është afro 6 metra më poshtë se një vit më parë, dhe 10-12 metra nga mesatarja. Rezerva hidrike është gati e përgjysmuar, çka e kushtëzon KESH-in që të importojë. Vetëm 1/3 e nevojave ditore të konsumit të vendit është duke u prodhuar nga KESH. KESH ka nisur më intensiv gjatë muajit nëntor tendera për blerje të energjisë elektrike, ku vetëm në nëntor janë shpenzuar 30 milionë euro. Gjatë gjithë vitit kemi pasur 90 milionë euro shpenzime”
Xama tha që kapacitetet prodhuese të energjisë jo vetëm s’janë rritur, por janë ulur. “Jemi 95 për qind të varur nga burimet hidrike. Nëse ka shi prodhojmë energji, nëse kemi thatësirë nuk prodhojmë energji elektrike, dhe importojmë energji, çka na ekspozon ndaj çmimeve të larta”.

Referuar paneleve fotovoltaike dhe denoncimeve të PD, Xama tha që kostot e investimit janë më të ulëta në sektorin privat dhe më të larta në sektorin publik.

Duke përmendur një rast konkret të denoncuar nga PD, Xama tha se ka vend për dyshime kur një kompani ofron të njëjtën shërbim 3 herë më lirë për një kompani private në raport me KESH-in. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy