Diell, vranësira dhe reshje lokale, parashikimi i motit sot

Diell, vranësira dhe reshje lokale, parashikimi i motit sot

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

 

Gjatë orëve të paradites moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes. 

 

Pasditja pritet të sjellë shpërbërjen graduale të vranësirave, duke favorizuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në shumicën e vendit, me përjashtim të vijës bregdetare. 

 

Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes reshjet pritet të marrin karakterin e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

 

Pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i kthjellët. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy