
Mijëra protestues dolën dje në qytetin serb të Kraljevës, duke vijuar presionin ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, në një klimë të tensionuar politike në vend.
Në një analizë për “MCN Live”, eksperti i sigurisë Milazim Gashi tha se protestat kanë ndikuar ndjeshëm në pozicionin politik të Vuçiç, duke e konsideruar atë si një lider në dobësim dhe me mbështetje në rënie.
Zhvillimet e fundit tregojnë një presion të shtuar ndaj qeverisë serbe dhe një pakënaqësi të gjerë në rritje brenda opinionit publik.
Protestat kanë arritur një nivel të lartë organizimi dhe po e vënë në vështirësi serioze qeverinë ato po ndikojnë në kredibilitetin politik të presidentit.
Protesta arriti ta ‘eliminojë’ politikisht Vuçiçin, dhe si lider i ‘skaduar’, ai nuk ka dhënë zgjidhje të përshtatshme ndaj kërkesave të protestës.
Gashi theksoi se, nëse trendi i pakënaqësisë vazhdon, Vuçiç mund të mos garojë më për poste të larta politike në të ardhmen.
Situata aktuale mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në skenën politike serbe, në varësi të zhvillimeve të protestave dhe reagimit të institucioneve.
Vuçiç e ka humb betejën në Serbi dhe niveli i protestuesve dhe organizatorët e protestës qe me një fuqi të madhe e detyruan ne mënyrë publike te deklaroj se do të jap dorëheqje.
Vuçiç nuk është më një njëri i pikmentuar që do ua zgjedh problemet në Serbi.
Sipas analizave tona, me gjasë ai e ka humbur betejën me masën e popullatës dhe nuk do ishte mirë të kandidojë për asnjë post të lartë institucional.



