Vjen sot në Tiranë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Vjen sot në Tiranë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të mirëpresë në Tiranë, Presidentin e Azerbajxhanit, Sh.T.Z. Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.

Kjo është një vizitë e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Presidenti Aliyev gjatë vizitën në Tiranë do të jetë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga presidenti Bajram Begaj, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave. Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy