Të rinjtë dhe mosha e mesme janë të pakënaqur me demokracinë. Brezi i të lindurve në vitet ’80 deri në 2000 janë më të pakënaqur me demokracinë sesa çdo brez i mëparshëm në të njëjtën fazë të jetës.
Një studim i kryer nga Qendra e Universitetit të Kembrixhit për Ardhmërinë e Demokracisë - e cila ndërthuri të dhëna nga mbi 4.8 milionë të anketuar nga 160 vende midis viteve 1973 dhe 2020 - zbuloi se brezat e rinj janë më pak të kënaqur me demokracinë sesa grupet e mëparshme në të njëjtën moshë.
"Ky është brezi i parë në shumicë botërore që janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia gjatë të njëzetave dhe të tridhjetave", thotë dr. Roberto Foa, autori kryesor i studimit.
"Nga mesi i të tridhjetave, 55 për qind e të lindurve pas vitit 1980 thonë se janë të pakënaqur me demokracinë, ndërsa nën gjysma e Gjeneratës X [lindur nga vitet 1960 deri në fund të viteve 1970] ndiheshin të njëjtën mënyrë në atë moshë”, thotë ai.
Evropa Jugore, Amerika Latine, Afrika nën-Sahariane dhe demokracitë anglo-saksone, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë katër rajonet që udhëheqin trendin.
Trajektorja dyfish pozitive e Europës Lindore
Në të kundërt, Evropa Lindore është një nga rajonet që shfaq një "trajektore pozitive të dyfishtë", vë në dukje raporti, pasi secila gjeneratë ka nivele më të larta kënaqësie sesa e fundit dhe kënaqësia brenda grupeve është rritur me kalimin e kohës.
Të lindurit pas vitit ’80 jetuan rënien e Bashkimit Sovjetik, problemet ekonomike të viteve ‘90 dhe pranimin në BE.
Për më tepër, ndërsa pabarazia në të ardhura është rritur në mënyrë dramatike në shoqëritë evropiane post-komuniste, shpërndarja e pasurisë mbetet "relativisht barazitare" e cila "mund të shpjegojë pse brezat e rinj mbeten më të kënaqur sesa grupmoshat e vjetra".
Gjermania, ndërkohë, spikat midis demokracive të mëdha ku kënaqësia midis brezave është rritur.
Polarizimi i politikës
Një faktor që shihet se rrit ndjeshëm kënaqësinë me demokracinë në mesin e të rinjve në vendet anëtare të BE është vala populiste e pesë viteve të fundit, thuhet në raport.
"Vendet që zgjedhin udhëheqës populistë shohin kthesa zhgënjyese, deri në pikën ku të rinjtë shfaqen më të kënaqur me demokracinë nën populistët sesa nën të moderuarit”, thotë Danielle Wenger, bashkautore.
Kënaqësia me demokracinë midis votuesve nën 35 vjeç u rrit me një mesatare prej 16 pikë përqindjeje gjatë dy viteve të para të udhëheqësve populistë ndërsa nuk u vërejt ndonjë dallim i krahasueshëm kur politikanët e moderuar fituan ngushtë përballë populistëve.



