Maqedonia do të marrë ndihmë tetë mijë vaksina “Pfizer” nga Serbia

Maqedonia do të marrë ndihmë tetë mijë vaksina “Pfizer” nga Serbia

Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut tetë mijë vaksina Pfizer, kundër coronavirusit, ndërsa më vonë edhe nga prodhues të tjerë.

Këtë e tha sot kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili njoftoi se e ka pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Siç e dini, javën e fundit kemi kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera që të mund sa më herët të fillojmë, deri sa të arrijnë 5.850 dozat e para në shkurt. Dua ta ndaj lajmin me qytetarët, se e kemi pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, përmes presidentit Vuçiç”.

“Sot biseduam me Vuçiçin dhe ata pranuan të na ndihmojnë. Detajet do të konfirmohen gjatë ditës. Por ajo që mund të them është se do të marrin tetë mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer”, tha Zaev.

Ai shtoi se presidenti Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen si donacion, por Zaevi ka insistuar që ato të paguhen dhe janë marrë vesh, që Maqedonia t’i paguajë vaksinat Serbisë, me çmimin që i kanë blerë ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy