Vazhdojnë diskutimet se çfarë ndodhi në mitingun e hapjes së sushatës të Partisë Demokratike, ku nga helmimi mbetët të lënduar rreth 140 simpatizantëve të opozitës.
Por kjo ngjarje ka sjellë edhe përplasjen dhe reagimin e parë të ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social “Facebook”. Sali Berisha ka replikuar me një prej ndjekësve të tij virtualë, pasi ai e ka akuzuar atë se e kishte vetë për tia venë fajin të tjerëve.

“Ti e ke hedhur vetë për të akuzuar të tjerët, një pyetje, ti pse nuk ishe në këtë miting se ti nuk mungon asnjëherë”, – shkruan qytetari, Berishës.

Në replikën e tij, ish-kryeministri i përgjigjet: “unë aty isha dhe u lëndova por të tjerët më shumë se unë, me sa duket ke probleme me sytë e mendjes dhe në këtë rast kujdes se nuk ka okulist që të bën derman”, i shkruan Berisha.



