
Analisti Plator Nesturi e cilëson autogol politik akuzën që Partia Demokratike i ka bërë kryeministrit Rama lidhur me ndërtimin e një porti ushtarak të NATO-s në Porto Romano. Nesturi tha se plani në fjalë është një mundësi e mirë për Shqipërinë.
Problemi i portit të Durrësit është i shtrirë në vite. Nuk është hera e parë. Marrëveshje të tillë ka bërë edhe Berisha me një firmë turke, që më pas doli me shumë probleme. Autogoli i PD është fakti që i kundërvihet idesë së futjes së NATO-s në portin e Durrësit. Nëse ne jemi pjesë e aleancës dhe ekzistojnë kanalet e ezaurimit të problemeve, ky më duket një autogol politik dhe fakti që ia japin për ta lexuar zëdhënëses tregon që ka një lloj frike. Është një tezë që për nga mënyra si është ndërtuar, nuk i shkon opozitës.
Nëse shohim historinë, Shqipëria u bë me rrugë për shkak të luftës. Kjo është një mundësi jo vetëm për çështjet dhe krahun që mban Shqipëria. Duke qenë skaljon i dytë, ky mund të jetë një lloj përfitimi jo vetëm për ngritjen e bazave, por edhe të një infrastrukture që mund t’u shkojë në ndihmë atyre.



