Gazetari Mariglen Kume e konsideron jo proporcionale ndërhyrjen e Policisë së Shtetit ndaj mbështetësve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Duke folur në Mcn Live gazetari mendon që gjatë protestës Rama kaloi me eskortë drejt vilës 30, dhe mund të ketë qenë ky momenti kur kryeministri mund të ketë kërkuar veprime nga policia.
“Kam ndjekur edhe protestën ku u thirrën njerëzit. Kryesisht nuk pati asnjë tentativë për sjellje të dhunshme nga protestuesit. Një grup prej aktivistëve ngritën dy çadra të tjera, me mushama. Kjo shkaktoi tensionin e parë. Në këtë moment ishin civilët që po fotografonin dhe dokumentonin momentin e ngjarjes. Pas ngritjes së dy çadrave erdhi Lapaj dhe u kërkoi informacion punonjësve civilë pse i dokumentoni, dhe kjo ka sjellë përplasjen. Pas përfundimit të protestës, policia priti të largoheshin protestuesit, mediat, dhe kanë ndërhyrë për t’i hequr dy çadrat. Hoqi dy çadrat me konstruksion metalik dhe më pas mori edhe ato me platsmas dhe ngrohje gazi. Në mesnatë bënë atë që bënë. Ndërkohë që ‘Shqipëria Bëhet’ protestonte, në rrugën midis Kryeministrisë dhe Rogner kaloi Rama me eskortën e tij dhe shkoi në vilën qeveritare 30. Ky mund të ketë qenë momenti që t’i ketë shkaktuar atë ndotjen e imazhit, dhe mund të ketë kërkuar të ndërmerret ky akt jo proporcional i policisë”.



