
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të PS në qarqe këtë të hënë. Takimi pritet që të nisë në orën 08:30 dhe vjen pas atij me kabinetin qeveritar. Rama mblodhi për herë të parë pas pushimeve të Vitit të Ri ministrat më 5 Janar.
Në atë takim kreu i qeverisë dhe ministrat diskutuan për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022.



