Shpërthime gjatë natës në Kiev, forcat ruse fare pranë qytetit të Kherson

Shpërthime gjatë natës në Kiev, forcat ruse fare pranë qytetit të Kherson

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball gjatë natës që lamë pas me një agresion të furishëm të trupave ruse.

Një gjë e tillë u deklarua për CNN nga kryebashkiaku Vitali Klitschko, i cili nënvizoi se qyteti mund të rezistojë gjatë ndaj forcave të Moskës.

“Kemi dëgjuar shpërthime çdo orë gjatë natës që lamë pas. Banorët janë shumë nervozë, po kalojnë shumë kohë në bunker”, tha Klitschko.

Ndërkohë një bazë ushtarake ukrainase në periferi të Kievit u përfshi nga flakët, si pasojë e sulmit nga forcat ruse. Baza ndodhet në Brovary, 25 kilometër në verilindje të Kievit.

Sipas mediave lokale, ‘Kyiv Independent’, qyteti i Kherson, i cili ndodhet në jug të Ukrainës, është thuajse e rrethuar totalisht nga trupat ruse dje mjete të rënda të armikut, duke bllokuar çdo dalje.

Sot është dita e gjashtë e përplasjeve të armatosura në Ukrainë, pasi të enjten e kaluar Rusia nisi agresionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy