Vjehrri i Moisi Habilajt: Dhëndri im as ka vrarë, as ka prerë, është i pafajshëm

Vjehrri i Moisi Habilajt: Dhëndri im as ka vrarë, as ka prerë, është i pafajshëm

Babica është e rrethuar nga ullinjtë dhe disa kopshte të vogla. Rrugët janë të dëmtuara dhe të vjetra, ashtu si shumica e mureve rrethuese të oborreve të shtëpive. Banorët kanë lidhje miqësie mes tyre. Top Story gjate vizites ne Babice ka folur edhe me vjehrrin e Moisi Habilajt.

“Krushk e kam, vajzën e kam dhënë tek Moisi Habilaj. Për mua, nuk ka bërë gjë. Për mendimin tim që e kam dhëndër, e kam djalë, i pafajshëm është, as ka vrarë dhe as ka prerë”, thotë Lavdosh Mezurai.

I moshuari invalid thotë se dhëndri, Moisiu, nuk ka bërë asnjë krim, nuk ka vjedhur dhe nuk ka vrarë askënd, por ka punuar dhe siç thotë vetë, ka shitur disa kilogramë ilaçe në Itali.

“Ai s’ka vajtur për të vjedhur, ai ka vajtur për të ushqyer kalamajtë, siç venë gjithë bota që merret me ato pisllëqe. Ku e dinte ajo? S’e dinte fare çupa ime. Unë ushqehem vetë. Ja, vajta dy vjet xhaxhi kështu (teksa tregon këmbën e çalë), unë punoj vetë”, shton vjehrri i Moisiut.

Habilajve duket se ju ka ecur, të paktën deri para disa javëve.

Porta me hekur të punuar me thurje është hyrja në oborrin ku ndodhen dy vila të reja dhe shtëpia e vjetër ku jetonin një pjesë të kohës njerëzit më të kërkuar aktualisht në Itali dhe në Shqipëri.

Vilat e Habilajve janë të rrethuara në një anë me mure dhe janë të vetmet në fshat me ndriçim vertikal. 10 kamera sigurie kanë vënë vëllezërit Habilaj në vilat e tyre dhe me to kontrollonin çdo lëvizje në rrugët rreth vilave. / Top Channel /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy