SKANDALI/ UEFA akuzon hapur Skëndërbeun dhe drejtuesit e saj për trukime ndeshjes

SKANDALI/ UEFA akuzon hapur Skëndërbeun dhe drejtuesit e saj për trukime ndeshjes

UEFA ka publikuar një raport ku nxjerr një sërë skandalesh që kanë ndodhur në kampionatin shqiptarë që nga viti 2007.

Klubi që akuzohet nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian është Skëndërbeu, që akuzohet sërish me të njëtën gjë që u dënua pak muaj më parë, atë të trukimeve të ndeshjeve.

 

Në raportin e UEFA-s akuzohet qartë klubi i kampion i shqipërisë që ka bërë trukime ndeshjes.

 

Një nga tekstet në raport thuhet qartë që klubi i Skëndërbeut ka trukuar ndeshje.

 

“BFDS ka përshkallëzuar një sërë ndeshjesh të Skënderbeut, si të nivelit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar, gjatë lojërave zyrtare dhe miqsore, duke arritur në përfundimin se rezultatet e të paktën ndeshjeve më poshtë, janë manipuluar për arsye bastesh: 5 ndeshje të UEFA Champions League, 2 ndeshje të UEFA Europa League, 41 ndeshje të superligës vendase Shqiptare dhe Kupës së Shqipërisë dhe 6 ndeshje miqsore. Rezultatet e BFDS, të mbledhura bashkë, nuk lënë vend asnjë hije dyshimi se Skënderbeu ka qenë i përfshirë direkt dhe/ose indirekt në aktivitete, që kanë patur synim caktimin apo influencimin e rezultateve të një numri të konsiderueshëm ndeshjesh, si të nivelit kombëtar ashtu edhe të nivelit ndërkombëtar qysh në prill të vitit 2007”.

 

Më tej thuhet qartë se këto akuza bazohen në pamjet filmike të ndeshjeve që korcarët kanë zhvilluar në Chmapions League dhe Uefa Europa League. Gjithashtu në raportin e UEFA-s përmenden edhe emrat e financuesve të Skëndërbeut si  Ridvan Bode, Ardjan Takaj, dhe Agim Zeqo që kanë bërë të mundur që këto ndeshje të trukohen dhe ata të përfitojnë në mënyrë të paligjshme miliona euro.

 

“Veç raporteve të basteve të ndeshjeve Europiane, apo edhe kampionatit vendas dhe ndeshjeve miqsore të luajtura nga Skënderbeu përgjatë pesë viteve të fundit, pamje filmike të ndeshjeve, të cilave po iu referohemi, në kompeticionet UEFA-s të luajtura në UCL dhe UEL nga Skënderbeu gjatë sezonit 2015/2016, dhe hetimeve në në vend për krijimin e lidhjeve mes personave drejtues të klubit Shqiptar, si Ridvan Bode (mbështetës financiar, ish-ministër i financave), Ardjan Takaj (president i klubit), dhe Agim Zeqo (ish-president i klubit), si edhe lidhje me kompanitë e basteve nëpërmjet sponsorëve apo disa individëve, do të tregojnë më tepër se sa thjesht provat, se trukimi i ndeshjeve ka ndodhur.”  Shkruan UEFA.

 

Një raport i cili është mbajtur i fshehtë edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit që po tregon dhe njëherë marrveshjen dhe bashkpunimin që ky institucion me saktë kreu i saj Armand Duka ka me korcarët ku me presidentin e saj janë dhe ortak në biznese. Një nga akuzat më të rënda në historinë e futbollit shqiptarë ku një klub akuzohet drejtëpërdrejt nga UEFA për fiksime rezultatesh ku kanë fituar miliona euro të pa ligjshme./ Fatjon Baze, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy