Tenton të vetëvaret në burg babai që përdhunoi të bijën

Tenton të vetëvaret në burg babai që përdhunoi të bijën

 Tenton vetëvrasjen në burg Fatos Gurakuqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Gurakuqi është gjetur teksa kishte bërë çarçafin si litar dhe po tentonte të vetëvarej.

Gurakuqi ndodhet në mjediset e burgut 313. Ai është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Tiranës me akuzën e abuzimit seksual me vajzën e tij 15-vjeçare. Analizat e AND-së treguan se ai e kishte përdhunuar të bijën për 10 muaj me radhë në shtëpinë e tyre në Kodër-Kamëz.

Familja Gurakuqi u godit pak ditë më parë edhe nga një tragjedi tjetër. Djali 12-vjeçar i Gurakuqit humbi jetën aksidentalisht në liqenin e Kasharit.

Ngjarja tragjike ndodhi në Mzez, ku 12-vjecari F.Gurakuqi ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 15 vjeçe në liqenin pjesërisht të ngrirë. Akulli me një trashësi të vogël, është thyer dhe motër e vëlla kanë rënë brenda në ujë.

Fatkeqësisht 12-vjeçari është mbytur, ndërsa motra e tij ka mundur të shpëtojë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy