Beleri kërkoi leje për betim, Gjykata e Lartë: Kompetencë e Prokurorisë

Beleri kërkoi leje për betim, Gjykata e Lartë: Kompetencë e Prokurorisë

Gjykata e Lartë zbardh vendimin lidhur me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili kërkoi leje për t’u betuar para Këshillit Bashkiak.

Vendimi i cili mban datën 7 nëntor, deklaron se leja e posaçme për Belerin është kompetencë e Prokurorisë dhe jo e Drejtorisë së Burgjeve.

Përcaktimi i sipërcituar që investon në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë fazës së hetimeve paraprake – në dhënien e “lejes së posaçme” për të arrestuarin nën masën e sigurimit personal “Arresti në burg” – konsensusin substancial të Prokurorit, presupozon diskrecionin e këtij të fundit në cilësinë e titullarit të kësaj faze të procedimit penal (të hetimeve paraprake) për të vlerësuar impaktin e këtij veprimi – dhënies së lejes – në drejtim të ndikimit/paragjykimit/ të rezultateve të hetimit, të fshehtësisë së tyre.

Thënë në terma të tjerë, aksesi i drejtuesit të institucionit të paraburgimit në vlerësimin e kushteve të aplikimit të kësaj leje është pothuajse inekzistent’.

Në të njëjtat kushte Kolegji konsideron – në mbështetje të konkluzionit, sipas të cilit, gjatë gjykimit të çështjes penale është gjykata që procedon – që disponon materialisht aktet – kompetente për t’u prononcuar lidhur për çdo kërkesë të të pandehurit, përfshirë edhe kërkesat subsidiare, të lidhura me gjykimin e procedimit kryesor dhe të atij incidental (që bëjnë fjalë për revokim, zëvendësim dhe shuarje të masës së sigurimit personal të caktuar për të siguruar procedimin kryesor) – sikurse në rastin konkret kërkesa për leje të posaçme – aksesin e drejtuesit të institucionit të paraburgimit – në verifikimin (vlerësimin) e kushteve të aplikimit të kësaj leje – në kushtet e inekzistencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy