Lulzim Basha u rikthye sot në politikën aktive në një takim të organizuar me të rinjtë e Partisë Demokratike.
Takim me të rinjtë e FRPD-së po mbahet në mjediset e një hoteli në Tiranë.
Partia Demokratike u rendit forcë e tretë në zgjedhjet e 14 majit, pas Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Ndërkohë, në përballjen më të madhe, atë për Tiranën, kandidati i PD, Roland Bejko u rendit i katërti, pas Erion Veliajt, Belin Këlliçit dhe Arlind Qorit.



