
Kastriot Çipi thotë se është arrogancë e madhe të mendosh se do e çlirosh një komb nga një diktaturë, duke menduar se ti e di se çfarë i duhet atij populli.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se koha ka treguar se vijnë regjime më të forta se ato që janë larguar me luftë.
Duke komentuar luftën mes Izraelit dhe Iranit, ai u shpreh se Donald Trump është nën presion dhe do i dalë në krah Izraelit.
Demokracia nuk ka qenë kurrë shqetësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërhyrjet ushtarake direkte apo indirekte që ka bërë. Ka qenë gjithmonë alibi, pretekst i rremë për ta ambalazhuar për opinionin e brendshëm, një ndërhyrje ushtarake imperialiste si lëvizje për demokraci. Donald Trump është nën presion po lëshon terren ndaj asaj elite që e kontrollon Amerikën në prapaskenë që nga themelimi i saj, asaj elite që vret Presidentë kur ata nuk i binden. Dhe me sa duket Trump ka bërë një marrëveshje të re, do të lëshojë terren, do të mbështesë Izraelin, që të ketë më pak arsye për të qenë në konflikt me elitën financiare, e cila në një masë të madhe është dhe sioniste. Trump në mënyrë sistematike ka thënë jo luftë, të mbyllet lufta e Ukrainës. Edhe gjatë fushatës mediat kanë thënë se Irani kërkon të vrasë Trumpin. Kjo është një lojë, nëse do e vrasin do e vrasin sionistët, faturën do e marrë Iranin dhe Irani do të marrë gjithë zemërimin e SHBA. Nuk kishte arsye të vriste Irani Trumpin, nuk ka pse të vrasë Irani një President që thotë unë nuk do të bëjë ndërhyrje ndërkombëtare të Armatosura. Trumpin mund ta vrasin sionistët siç kanë vrarë John Kennedyn.



