Në mbyllje të javës së pestë të aksionit anti-informalitet, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se janë mbyllur 370 biznese.
Nga kontrolli i tatimorëve, evidentohet se këto subjekte nuk janë regjistruar në organet tatimore ose janë gjetur për herë të dytë me shkelje në lëshimin e kuponit.



