Një efektiv policie dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë një grabitjeje me armë zjarri në Lezhë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se punonjësi i policisë është qëlluar pasi është njoftuar për një grabitje.
Mësohet se efektivi i policisë ka shkuar në Fushë-Milot, ku dy persona të armatosur kanë grabitur me armë një automjet. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.
Njoftimi i policisë
Me date 22.12.2016 ,rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, 1 person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II. Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekje te makines se vjedhur.
Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore. Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes.



