Hajdari në Kuvend: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti është kthyer në bandë

Hajdari në Kuvend: Me paratë e shqiptarëve paguhet Ndrangheta, shteti është kthyer në bandë

Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari akuzoi qeverinë se me taksat e qytetarëve po paguhet mafia italiane Ndrangheta. Në fjalën e saj në Kuvend, Hajdari tha se biznesi është në krizë dhe shteti është kthyer në bandë.

“Çdo qytetar në Elbasan i  di me erma grupet kriminale. Si ka mundësi që askush nuk thotë asgjë. Ministri, kryeprokuroiri, ministri, kryeministri. Ky shtet ësht ëi njëjti që sot vret të rinjtë nëpër lagje sepse kanë kaluar orarin e duhur gjatë Covidit. Si ka mundësi që kjo qeveri nuk mund të dënojë krimin e organizuar.

Në Elbasan i  vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti. Flisni me qytetarët të cilët do iu tregojnë se skanë marrë asnjë lloj ndihme në situatën  e covid. Banorët e belshit ende sjanë paguar nga firmat mashtruese që u morën dhe produktin dhe ikën pa lanë asnjë gjirmë. Ata do u thonë se kriza është ulur këmbë kryq në sofrat e tyre, shkollat pa ngrohje. Kompjutera sfunksionojnë as laboratorët.

Dilni nga këto vila luksoze që keni dilni e takoni  ata njerëz të cilët iu paguajnë taksat dhe ju sot përmes atyre taksave paguani kompanitë e ndranghetës mafies italiane. Godet qytetarët e thjeshtë njerëzit e thjeshtë, aktivitetet e ndershme. Krimineli merr tendera, kurse tregtari, fermeri goditet. Ky është i njëjti avaz, që vijon përditë. Por tani do të humbisni”, u shpreh Hajdari.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Kuvendi ka folur për zgjidhet e 25 prillit dhe votën e emigrantëve.

Ai tha se KQZ duhet të ndjekë Kushtetusën dhe të mundësojë votën e shqiptarëve që janë emigrant me anë të postës. Ai solli shembullin e Kosovës që do mbajë zgjedhjet me 14 shkurt dhe do të lejojë votimin me postë, teksa tha se nuk e kupton se përse PD dhe LSI janë kundër votës së emigrantëve.

“Kemi bërë një ndërhyrje për të mundësuar pensionistëve një bonus në kuadër të festave. E të thuash e bënë për vjedhje. Çvedhje o derzi? Ky është një shpërblim që jepet për pensionistët. Dhe kjo është shembulli më i keq i politkës që ja fut kot gjithë ditën pa ditur për çfarë diskutohet. Qeveria ka ndërhyrë për të bërë shpërblimin e pensionistevë.

Është detyrim i KQZ që të zbatojë kushtetutën, për dhënien të së drejtës së qytetarëve që jetojnë jashtë. Vota me postë edhe në SHBA funksioni. Edhe në Kosovë në 14 shkurt funksionin më së miri. S’gjej arsye se pse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun nuk pranoni që vota jashtë territorit të mundësohet. Është pikë turpi për PD që të vazhdojë bashkë me patericën e vetë LSI ta kundërshtojë. I bën nder zgjedhjeve në Shqipëri. Ju uroj suksese partive të reja të krijuara së fundi, në larminë e spektrit të djathtë në Republikën e Shqipërisë. Faleminderit”, tha Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy