Një polic 37-vjeçar ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Napoli të Italisë në përpjekje për të bllokuar autorët e një goditje bankare.
Makina e policisë u përpoq të ndalonte autorët në arrati dhe gjithçka rezultoi fatale për patrullën e policisë.
Autorët pasi grabitën bankën, ngatërruan rrugën në arrati e sipër dhe u gjendet përballë me makinën e policisë, ku nuk kanë kursyer përballjen me armë, dhe si pasojë mbeti i vdekur polici italian 37 vjeç.



