Të shtëna me armë gjatë natës në Shkodër, policia shoqëron autorin

Të shtëna me armë gjatë natës në Shkodër, policia shoqëron autorin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit sot në Shkodër.

Mësohet se rreth orës 03.00 të mëngjesit një konflikt i çastit në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës ka precipituar në përdorimin e armëve. Sipas informacioneve shtetasi me inicialet V.M eshte konfliktuar me persona te tjere ku me pas ka nxjerrë armen dhe ka qelluar ne ajer ku menjehere eshte larguar nga vendngjarja. Prane nje automjeti tip BMW i parkuar ne afersi te bustit të Prek Calit eshte gjetur nje gezhoje e cila dyshohet se eshte e armes me te cilen u qellua ne ajer.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa policia pas sinjalizimit dhe hetimeve të kryera ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar dhe dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij.

Fatmirsisht nga te shtenat nuk ka persona te lenduar. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy