Prej javësh nën sulmet ruse, 80% e Irpin nën kontrollin e Ukrainës

Prej javësh nën sulmet ruse, 80% e Irpin nën kontrollin e Ukrainës

Oleksandr Markushyn, kryebashkiak i periferisë së Kievit, Irpin, tha se forcat e armatosura, mbrojtja territoriale dhe policia ukrainase "kanë 80% të qytetit tonë nën kontroll".

Duke folur në televizionin ukrainas, Markushyn tha se: "Qyteti ynë po granatohet vazhdimisht nga sistemet GRAD. Shumë masivisht. Ata po godasin zonën e banimit, ndërtesat shumëkatëshe".

Pavarësisht evakuimeve masive në javët e fundit, Markushyn, i cili tha se shtëpia e tij ishte shkatërruar të mërkurën, vlerësoi se deri në 6,000 njerëz janë ende në Irpin dhe se grupe të vogla po evakuohen çdo ditë.

"Rreth 4,000 njerëz nuk duan të largohen fare nga qyteti. Ne i ndihmojmë ata me ushqime dhe furnizime mjekësore," shtoi ai.

Policia kombëtare tha të mërkurën se po rifillojnë punën në Irpin, pjesa më e madhe e së cilës ishte e pushtuar nga forcat ruse. Ishte një tjetër shenjë e mundshme që forcat ukrainase të sigurisë po rifitojnë territorin rreth kryeqytetit të Kievit.

Irpin, një periferi e vendosur në veriperëndim të Kievit, ka parë javë të tëra luftimesh të ashpra dhe granatime të rënda që nga fillimi i pushtimit rus gati katër javë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy