Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvlla tha se ideja e shkëmbimit ose e ripërcaktimit të territoreve mund të çojë në një luftë të re në Ballkan, ndërsa komentoi për gazetën “European Pravda” tensionet me Serbinë.
“Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re”, ka thënë Gërvalla.
Duke folur për të njëjtën media, zv.kryeministri Bislimi tha që Kosova duhet të jetë gati për ndonjë konflikt të mundshëm, në rast të një sulmi të mundshëm hibrid nga Serbia.



