Avokati Indrit Sefa thotë se mazhoranca sot është një makineri elektorale dhe këtë e ka treguar herë pas here.
Po të shohësh në Partinë Socialiste, nuk gjen një ministër që ka qenë në qeverinë e parë në 2013 të ketë qenë ministër.
Rama bën ç’është e mundur që çdo palë zgjedhje të rinovojë propozimin e vetë.
Duke pasur dhe strukturën shumë të madhe që ka, pushtetin ekonomik, lidhjen me grupe të strukturuara kriminale, e ka strategji të vetë elektorale, me të fortit ai bën listat.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se ka dhe një opozitë e cila është në ditën më të zezë të vetën.
Dhe këta u organizuan që të bëjnë ç’është e mundur që sistemin ta bëjnë bipartizan.
Rama thotë se do bëj votën e emigrantëve se ai e di strukturën që ka dhe çfarë duhet të marrë nga vota e emigrantëve.
E ka strukturën gati se ku do kërkojë vota, do kërkoj të fitojë Kukësin do punojë në Londër, do tentojë të fitojë Vlorën, do punoj në Itali. Rama jo më kot e ka thënë se do merrni më pak mandate se në 1997.
I gjithë Kodi Zgjedhor u hartua në mënyrë të tillë, që të jetë me sistem dy partiak.



