Komuniteti akademik serb i bëri thirrje Komisionit Evropian që të heqë dorë nga projekti në Jadar në Serbinë Perëndimore, për të nxjerrë litium.
Gjatë një proteste para zyrave të Delegacionit të BE-së në Serbi, anëtarë të Komunitetit Akademik thanë se ky projekt ka pasoja të rënda dhe të pakthyeshme në natyrë, shëndetin publik dhe perspektivën e përgjithshme shoqërore të Serbisë.
Për këtë arsye, mbi 3000 anëtarë të Komunitetit Akademik, të përbërë nga pedagogë dhe studiues nga universitete dhe institucione shkencore anembanë vendit, kanë formuluar një kërkesë drejtuar Komisionit Evropian për të refuzuar pa mëdyshje propozimin e “Rio Tinto” për përfshirjen e projektit “Jadar” në grupin e projekteve strategjike të Bashkimit Evropian.



