
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 tek Ura Dajlanit, ku një automjet përplasi për vdekje shtetasen T.R., 53 vjeç, e cila po tentonte të kalonte rrugën.
“Më datë 20.11.2017, rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet, mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.



