70 mln euro për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike (VIDEO)

70 mln euro për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike (VIDEO)

Grupi REvil ka shfaqur në “dark web” apo faqet e errëta të internetit,  kërkesën për të zhbllokuar të gjithë sistemet e prekura, në këmbim të 70 milionë dollarëve në kripto monedha. 

Hakerët e këtij grupi kanë goditur sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në të gjithë botën.

Sulmi kibernetik ka depërtuar edhe në kompaninë e programeve kompjuterike “Kaseya” me qendër në Majami. Fred Voccola, Shef Ekzekutiv i kompanisë tha se sulmi ishte i sofistikuar.

Autoritetet federale janë tejet të sigurta se pas këtyre sulemeve qëndron grupi REvil, i cili nuk është i lidhur me qeverinë ruse. Është një rrjet hakerësh që ka njerëz kudo në botë.”.

Ndërkohë edhe Presidenti Joe Biden e ka prekur këtë çështje, duke iu referuar takimit të tij me Presidentin Rus Vladimir Putin muajin e kaluar. Sipas tij SHBA-të do t’i kërkonin Rusisë të mbante përgjegjësitë, nëse rezulton se Kremlini ishte i lidhur me sulmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy