Manjani: Largimin e Tahirit nuk e ka kërkuar LSI. Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar

Manjani: Largimin e Tahirit nuk e ka kërkuar LSI. Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar

Ish-­ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar në emisionin e gazetarit Denis Minga largimin e ministrit Tahiri duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama.

Sipas Manjanit kryeministri Rama është nervoz dhe i paqartë ndërsa përjashtoi mundësinë që largimi i Tahirit të ketë ardhur si një kërkesë e kreut të LSI Meta.

"Rama është krejtësisht nervoz, aspak i qetë, aspak i qartë. Ai është nervoz nga pasiguria për të ardhmen që i vjen nga disa pyetje që nuk u përgjigjet dot, siç është kanabizimi i Shqipërisë. Meta ka pranuar që kryeministër është Rama dhe i takon atij. Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar", deklaroi Manjani. 

Përsa i përket vazhdimit të koalicionit me PS anëtari i kryesisë së LSIsë tha se ende nuk ka një vendimmarrje te forumeve për këtë çështje.

Manjani theksoi se preferonte që LSI të dilte e vetme por shtoi se sistemi aktual bazohet mbi koalicionet. Në lidhje me një kërkesë të disa eksponentëve të lartë të LSI për Metën kryeministër Manjani tha se postin e kryeministrit e vendos vota e njerëzve dhe jo tryeza. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy