Eksperti kontabël, Altin Sulejmani, për vetëdeklarimin për pagat mbi 100 mijë lekë të reja thotë se preken rreth 75 mijë persona dhe rreth 50 mijë të dypunësuar, të cilët janë subjekt i deklarimit të të ardhurave.
Duke folur për “MCN Economy”, Sulejmani deklaroi se një nismë e tillë shënon një gur të ri kilometrik në kulturën e tatimeve dhe taksave në Shqipëri, pasi në vitin 2024.
Shteti shqiptar vendosi të merret me individin.
Është shenjë përparimtare, domethënëse, delikate por është pjekur mendimi që ka ardhur koha të merremi me të ardhurat individuale.
Do i djegë dikujt dhe shumë kësaj radhe, 75 mijë persona që dihet të vetëdeklarohen dhe do kthejnë kokën nga politika.
Edhe pse penaliteti është i ulët, 30 mijë lekë.
Do merret dhe me ata individë që kanë pjesë në subjektet tregtare, por duhet parë si do reagojnë qytetarët se kur iu vjel akoma më shumë qytetarëve.
Do fillojnë të ndjejnë se buxheti i Republikës së Shqipërisë është dhe i tyre.
Qëllimi i qeverisë është rritja e të ardhurave në arkën e vetë.
Deklarata individuale duhet të ketë mundësinë që brenda një periudhe mund ta ndryshosh, pasi mund të gabosh gjatë saj.



