Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Refuzimi nga policia, tmerr nga populli opozitar! Do mbushim sheshet

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Refuzimi nga policia, tmerr nga populli opozitar! Do mbushim sheshet

Për kryedemokratin Sali Berisha, protesta e 6 dhjetorit do të mbahet dhe qytetarët do të vërshojnë në shesh.

Në komunikimin e sotëm me ndjekësit në Facebook, Berisha deklaroi se Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Lidhur me këtë njoftim, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve.

Por krahas kësaj, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim që të njoftojë policinë.

Së treti, policia e shtetit e Edi Ramës, po e trajton samitin e liderëve të BE, sikur këtu po mblidhen diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë.

Komisioni Europian, për të qartësuar pozicionin evropian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet.

Prandaj ai refuzim është i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushë sheshin më datën 6 në orën 12.00.

Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat.

Ai tha ndër të tjera se do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë dhe ku ku do buçasë në çdo anë thirrja,

E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Thirrja: Edi Rama dhe narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë, Edi Rama dhunues kryesor i votës së lirë në Europë pas Lukashenkos, Edi Rama, një vasal i verbër i Vuçiçit dhe avokat mjeran i Rusisë së Vogël dhe Putinit.

Sipas tij, ka shumë motive për të qenë në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve europianë, të cilët i përshëndeti dhe i konsideroi nderim të madh për kombin shqiptar.

Berisha deklaroi se Edi Rama nuk përfaqëson votën e lirë, pasi përfaqëson narkoshtetin dhe gjithçka që e shndërroi këtë popull në popullin e gomoneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy