“Milionerja” e pastrehë e inceneratorëve: Më kanë bërë pis, kërkoj ballafaqim me Edi Ramën

“Milionerja” e pastrehë e inceneratorëve: Më kanë bërë pis, kërkoj ballafaqim me Edi Ramën

Merita Hajdari është e bindur se të dhënat e saj personale janë marrë në momentin që ajo ka votuar. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hajdari tha se është e pastrehë dhe paratë që rezultojnë se kanë qarkulluar përmes emrit të saj nuk i ka parë kurrë. Ajo shtoi se është vënë në një një situatë shumë të vështirë, pasi është gjendur në qendër të vëmendjes së opinionit pa pasur asnjë rol në skemën e inceneratorëve. Për këtë, Hajdari kërkoi ballafaqim me kryeministrin.

Kam votuar gjithmonë. Shih numër e voto. Të më japin një copë shpi e të më heqin emrin mos të më nxjerrin më në televizor. Nuk dal dot në rrugë. Do punoj e të jetoj me fëmijët e mi. Nuk i kam parë këto para me sy. Unë dua të jetoj me djersën time. Dua të dal e qetë rrugëve.

Të gjithë luftojnë për veten, nuk kanë luftuar për popullin. Mua nuk ma ka zgjidhur hallin asnjë. Dua që Edi Rama të ballafaqohet me mua, kush më ka bërë pis. Unë jam e pafajshme. Nuk dua asnjë njeri. Nuk votoj më. Më dogjën votimet. Përveçse aty ku e kanë marrë tjetër kartën time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy