Kreu i LSI-së Petrit Vasili shkruan në lidhje me padinë e ngritur ndaj kryeministrit Rama.
Ai shprehet se për thirrjet e Ramës ndaj policisë nuk mund të ketë dy standarde duke kaluar me një kërkesë falje nga ana e kryeministrit.
Me anë të një postimi në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", Vasili u jep përgjigje atyre qe e pyesin pse e paditen Ramen ne Prokurori. Sipas Vasilit, padia u bë “sepse nuk ka dy drejtesi”.
“Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme”, shkruan ai.




