
Të paktën 24 persona kanë gjetur vdekjen pas shembjes së një miniere klandestine ari në xhunglën e Venezuelës jugore.
Kjo është ende një shifër e përkohshme, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit apo personat e zhdukur.
Aksidenti ndodhi të martën në minierën “Bulla loca”, në shtetin e Bolivarit, shtatë orë me varkë nga qyteti i La Paragua.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Carlos Perez Ampueda publikoi një video të aksidentit.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve, rreth 200 persona punonin në minierën klandestine në momentin e aksidentit.
Disa arritën të arratiseshin, ndërsa të tjerët mbetën brenda.



