Dede: Partizani bëri diferencën, shanset e kualifikimit janë 60-40 për të kuqtë

Dede: Partizani bëri diferencën, shanset e kualifikimit janë 60-40 për të kuqtë

Partizani barazoi 1-1 ndaj Bate Borisov, në sfidën e vlefshme për turin e parë në Champions League, e cila u transmetua në MCN TV. Në lidhje me këtë ndeshje, në emisionin “Skaner”, foli edhe trajneri Nevil Dede. Sipas tij, të kuqtë bënë diferencën ndaj kundërshtarit, ndërsa shtoi se gabimi i vetëm ishte te goli i pësuar. “Trajneri i ri, Qirko i ri, Mehmeti i ri edhe Sembene që nuk luante prej kohës. Të gjitha këto i japin të drejtë trajnerit. Në fillim u duk si 4-3-3, por Mehmeti ruante ekuilibrat dhe Murataj dyfishohej me Hadrojin. Fizikisht skuadrat nuk kishin asnjë diferencë. Ritmi në këmbët e lojtarëve të Partizanit, nuk është i duhuri, pasi është vetëm ndeshja e parë zyrtare. Partizani bënte diferencë me kundërshtarin. E rëndësishme është që Partizani, edhe në të parën edhe në të dytën, kishte territorin dhe ishin më agresivë. Nuk duhet ta pësonin atë gol. Gabimi i vetëm te Partizani ishte vetëm rasti i golit. Ndoshta edhe pak fillimi i lojës. Në përgjithësi Partizani jep optimizëm. Përqindja për kualifikim është 40 me 60 në favor të Partizanit.”, deklaroi Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy