Kroacia i ktheu pas, tregtarët i shitën për shqiptarët. Ministria e Bujqësisë: I asgjësuam, Prokuroria: U shitën 20 tonë

Kroacia i ktheu pas, tregtarët i shitën për shqiptarët. Ministria e Bujqësisë: I asgjësuam, Prokuroria: U shitën 20 tonë

Më 18 dhjetor 2024, pak javë para festave dhe ndërrim viteve Ervin Resuli ishte i pari që informoi dhe denocnoi atë që qytetarët skishin nga ta dinin.

Me dhjetëra tonë mandarina, prodhim shqiptar “BIO”, ishte bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian si një ushqim dhe frut i dëmshëm, pasi kishte përmbajtie të lartë pesticidesh.

Shqiptarët ishin krejt të qetë, akush s'u shqetësua pasi ky product me pesticide ishte në tregun tonë, por po u shkonte të huajve. Kjo me një logjikë indiferentësh dhe tregtarësh abuziv.

Më 26 shkurt 2025, pak muaj më pas për këto mandarina për të cilat shqiptarët u treguan indiferentë, hetimi i policisë, krimit ekonomik dhe prokurorisë zbuloi se u rihodhën në tregun vendas dhe u shitën shqiptarëve, edhe pse ishin të rrezikshme.

Kjo ngjarje merr përmasat e një skandali, pasi në dijeni u vendosën institucionet të cilat do duhet të ndiqnin kthimin e ngarkesës deri në asgjesimin e tyre.

Si ishte kronologjia e këtij SKANDALI?

Skandal me mandarinat nga Shqipëria: Mbetje pesticidesh të ndaluara në BE. Ministria bujqësisë fsheh rastet

Gjatë periudhës 29 nëntor - 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata.

Më 20 dhjetor u hodh në sistemin e Alertit ndërkombëtar me shënimin, shteti njoftues Kroacia shteti origjinës Shqipëria.

Më 23 dhjetor 2024, reagoi Ministria e Bujqësisë nëpërmjet kësaj deklarate zyrtare

“ Në lidhje me debatin mediatik për situatën e cilesisë dhe sigurisë së mandarinave shqiptare në vijim të komunikimeve të mëparshme në deklaratat zyrtare të Minsitrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sqarojmë publikun se:

Për vitin 2024 janë eksportuar nga kultivimi dhe të vjelat e mandarinës shqiptare 924 kamionë në tregun europian e mbarë botëror, nga të cilët vetëm 3 ngarkesa prej totalit janë konstatuar me parregullsi për mbetje dhe janë asgjësuar. Ky raport nuk duhet të dëmtojë mundin dhe djersën e një viti prodhimi të fermerëve shqiptarë dhe në të njëjtën kohë të krijojë shqetësim dhe panik tek konsumatori.

Sipas njoftimit të Sistemt të Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF për mbetje të pesticideve në mandarina të eksportuara nga Republika e Shqipërisë, AKU ka marrë masa të menjëhershme për gjurmueshmërinë dhe veprimet proceduriale mbi subjektet eksportues duke marrë masa dhe veprime konkrete për të asgjësuar 20.482 kg Mandarine clementine, në datën 19.12.2024, në Qarkun e Fierit, ngarkesë e cila është kthyer mbrapsht nga shteti i Kroacisë. Procedura e asgjësimit është kryer sëbashku me praninë e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me praninë e disa mediave të ndryshme”.

Më 26 shkurt 2025, Polica e Shtetit dhe Prokruroia njoftuan se 10 tonn manerina që u kthyen nga Kroacia si të rrezikshme jo vetëm sishin asgjesuar por ishin shitur shqiptarëve.4

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr. 768 të vitit 2024, ka regjistruar për veprat penale:

“Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”

“Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

“Mashtrimi me produktet ushqimore”

“Shpërdorimi i detyrës”

këto veprime janë parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 të Kodit Penal. Si rezultat i hetimeve, janë ndaluar shtetasit:

Arben Dyli, 56 vjeç, Elton Tafa, 46 vjeç, Elson Tahiraj, 30 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa, me profesion fermer, ka shitur shtetasit Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina, të cilat më pas, subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme, nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, një pesticid i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Në këto kushte, ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjinës, ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur sërish në treg, duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve, ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, ndër to edhe për subjektin e shtetasit Arben Dyli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy