E shpallin debitor 15 vjet pasi ka shlyer kredinë

E shpallin debitor 15 vjet pasi ka shlyer kredinë

Qazim Gjoni një qytetar nga Fushë -Kruja denoncoi në emisionin Xhadat, institucionin financiar jobankar Micro Credit Albanian dhe përmbaruesin Fatos Alimadhi, të cilët sipas tij e kanë shpallur debitor për një kredi të shlyer 15 vjet më parë. 

I moshuari paraqiti publikisht të gjitha dokumentat që vërtetonin se kredia ishte shlyer, ku bënte pjesë një vërtetim i lëshuar nga vetë institucioni financiar që kishte dhënë kredinë si dhe një kontratë noteriale që palët kishin bërë për mbylljen e detyrimeve përpara noterit.

Me shkresën e fundit drejtuar qytetarit, përmbaruesi Fatos Alimadhi ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative për tokë arë dhe truall, mbi të cilin denoncuesi ka ndërtuar banesën e tij. Ai ka kërkuar gjithashtu dhe pasqyrimin e këtij veprimi në regjistrin publik dhe në kartelën e pasurisë së paluajtshme në pronësi të tij.

Xhadat u përpoqën të kontaktojnë me përmbaruesin.

Pas përpjekjeve për disa ditë me radhë, ky i fundit kërkoi një shkesë zyrtare, për të dhënë një informacion mbi rastin.    

Bashkë me denoncuesin Xhadat kërkuan zyrën e Micro Credit Albania, zyrë të cilës çuditërisht i mungonte edhe tabela me informacionin mbi aktivitetin që kryente.

Nga ana e punonjëses u pranua se përmbaruesi Fatos Alimadhi ekzekutonte kërkesat e tyre për shlyerjen e debive.

Sipas saj Micro Credit Albania ka blerë creditë e NOA.

Nisur nga kjo, denoncuesi realizoi dhe një takim me një nga përfaqësuesit e NOA, ku iu premtua se çështja do të verifikohej.

Në lidhje me veprimet e përmbaruesit Fatos Alimadhi, denoncuesi bëri dhe një ankesë pranë Dhomës Kombëtare të Përfaqësuesve Gjyqësor Privat.

Përmes emisionit Xhadat ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë të kontrollojë aktivitetin e përmbaruesve privat, që sipas tij po shkelin ligjin.

“I lutem gjithë pensionistëve dhe çdo njeriu që t`i mbaj dokumentat. Po mos t`i kisha pas këto dokumenta ju nuk do të kishit ardhur pas meje dhe mua do më kishte ikur prona”. - u shpreh ai.   

Emisioni Xhadat do të ndjek në vazhdim rastin, duke qëndruar në pritje të verifikimit të ketij rasti nga institucionet.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy