Personi që vrau 74 vjeçarin live në Facebook, gjendet i vdekur në makinë

Personi që vrau 74 vjeçarin live në Facebook, gjendet i vdekur në makinë

Policia amerikane njofton se njeriu i dyshuar për vrasjen e një të moshuari në një rrugë në Ohio, i cili më pas e postoi videon e vrasjes në Facebook, është gjetur i vdekur në makinën e vet.

Sipas raportimeve të mediave vendase, dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Policia Shtetërore e Pensilvanisë shkroi në Twitter se Steve Stephens u pa sot në mëngjes në Erie County.

“Pas një ndjekje të shkurtër, Stephens e vrau veten,” ka shkruar policia në rrejtin social "Twitter".

Stephens, 37-vjeçar, e vrau me armë Robert Godwinin, 74-vjeçar, teksa po ecte rrugës për në shtëpi nga dreka e Pashkëve të dielën në mëngjes në Cleveland.

Ngjarja ka ndodhur në Ohajo dhe i dyshuari tha në një tjetër video se kishte vrarë 13 persona dhe do të vriste edhe të tjerë.

Ai qëlloi për vdekje 74-vjeçari Robert Godwin pasditen e të dielës.

Mbrëmjen e së dielës policia e Klevelandit ka firmosur urdhërarrestin ndaj 37 vjeçarit si dhe ka postuar foton e autorit duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy