Noka: SPAK fshehu që pronarët e inceneratorit të Tiranës janë Veliaj dhe Blerim Hoxha. Ahmetaj, hajdut i madh, por në këtë çështje s’është i përfshirë (VIDEO)

Noka: SPAK fshehu që pronarët e inceneratorit të Tiranës janë Veliaj dhe Blerim Hoxha. Ahmetaj, hajdut i madh, por në këtë çështje s’është i përfshirë (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka tha për gazetarin e MCN Tv, Mariglen Kume se  Ahmetaj zbuloi se qeveria e Edi Ramës funksionon me kodet e mafias.

Noka theksoi se nëpërmjet intervistës së Ahmetajt u zbulua që SPAK ka fshehur pronarin e vërtetë të inceneratorit të Tiranës dhe bashkëpronarin Blerim Hoxha që ka 40% të aksioneve. Duke vijuar, Noka theksoi se SPAK organizatë kriminale që i shërben organizatës tjetër kriminale që është qeveria.

Sipas Nokës, Ahmetaj është një hajdut i madh, por ai nuk është i përfshirë tek çështja e inceneratorëve.

Ahmetaj zbuloi atë që SPAK kishte fshehur dhe kjo është shumë e rëndë për çdo qytetar të këtij vendi kur kupton se ajo që u krijua si drejtësi e re rezulton të jetë një organizatë kriminale. Ahmetaj zbuloi se qeveria që shqiptarët prisnin t’i qeveriste nuk është ajo që i përfaqëson, por është organizatë kriminale më vete.

Nga SPAK ishte fshehur fakti që pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës është Veliaj, bashkëpronari Blerim Hoxha me 40% të aksioneve.

Dumani i SKAPI-t para disa kohësh tha që ne nuk mund të ndërhyjmë te inceneratori i Tiranë se nuk ka pronar. Gënjeu publikisht, mashtroi shqiptarët. Organi që do hetonte krimin bëri krim. Në ligj shteti është pronar. Dhe kush është shteti tek inceneratori i Tiranës, është Veliaj, kanë futur bashkëpronarin me 40%. Janë letrat që Dumani i fshehu pasi urdhri është i tillë.

Ligji e thotë qartë, pronar është shteti dhe kush e përfaqëson bashkinë e Tiranës, Veliaj. Po të mos fliste Ahmetaj askush nuk do e dinte që një biznesmen Blerim Hoxha ka 40% të aksioneve se Dumani ka thënë që s’ka pronar. Ky është krim me dashje. Të zhdukësh provat e krimit do të thotë që po bën një krim më të rëndë. SPAK është organizatë kriminale që i shërben organizatës tjetër.

Ahmetaj tregoi që kjo qeveri funksion me kodet e mafias. Edhe në këtë aspekt, përsëri organizatë kriminale e strukturuar. Kërcënimi që i është bërë nga kryeministri në mbledhje Ahmetajt është akti më i rëndë, që t’i thotë kryeministri, zëvendëskryeministrit do të shkosh në të sëmës dhe pas pak kohësh SKAP-i të turret dhe të nxjerrë urdhërarresti duke tentuar t’i lënë faturën e inceneratorit Ahmetajt, i cili është një hajdut i madh, por nuk është i përfshirë tek inceneratorët. Nuk ka asnjë gjurmë ligjore. Tek inceneratorët Ahmetaj s’ka gjurmë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy