Kreu i opozitës Lulzim Basha nëpërmjet një reagimi ne Twitter, falenderoi Kosovën për ndihmën që dha në betejën me zjarret e orëve të fundit mbi Tunelin e Kalimashit.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!”, shkruan fillimisht Basha në statusin e tij në Twitter.
Kryetari i Partisë Demokratike e konsideron “jetik” bashkëpunimin me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda.
Të gjitha këto, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.
“Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, nënvizon më tej Basha në mesazhin e tij.



