Meksi: Dhërmiu, shembulli tipik si mund të prishet një plazh i mrekullueshëm. Çmimet janë rritur (VIDEO)

Meksi: Dhërmiu, shembulli tipik si mund të prishet një plazh i mrekullueshëm. Çmimet janë rritur (VIDEO)

Avokati Redon Meksi duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV nga plazhi i Dhërmiut, e konsideroi ata si shembullin tipik të Jugut se si mund të prishet një plazh i mrekullueshëm, sikurse u bë dikur me Golemin. Meksi tha që çmimet janë të rritura dhe nuk gjen dhoma nën 150 euro nata. Po ashtu ai vuri në dukje se shpesh investitorët me para të pista marrin më kollaj leje se sa ndërtuesit e ndershëm.

Sot jemi në Dhërmi. Nuk ka më lidhje fare me ça ka qenë. Është shembulli tipik për Jugun si mund të prishet një plazh i mrekullueshëm, siç u prish Golemi njëherë e një kohë. Është ndërtuar në mënyrë fare të parregullt, në asnjë mënyre arkitekturore, urbanistike të menduar. Por deti dhe plazhi janë të mrekullueshëm. Më vjen për të qarë kur shoh pjesën pas meje, por kur sheh detin qetësohesh. Çmimet janë të rritura. Dhomë më të lirë se 150 euro s’kam parë deri tani. Ka njerëz, ka trafik. Vetëm për të ardhur mund të më jetë dashur një orë. Kanë ndërtuar shumë më shumë se sa mund të mbajë, pa menduar se ku do shkojnë këta njerëz. Ndërtimet janë bërë pa rregull dhe pa plan urbanistik. Ky është plazhi i fundit i ndërtuar keq, të tjerët kanë akoma mundësi të rregullohen. Vështirë shumë të rregullohet. Nuk ka si rregullohet më. Është ndërtuar pa asnjë koncept turizmi. Është e çuditshme që këta me para të pista marrin më kollaj leje se sa ndërtuesit e rregullt!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy