"Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse nuk ka njohje të të drejtave legjitime të popullit palestinez për një territor dhe një shtet", tha presidenti francez Emmanuel Macron përmes një video-je të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Paqja në Lindja e Mesme është e mundur. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse nuk ka njohje nga populli palestinez të autoriteteve të shtetit të Izraelit dhe rëndësinë e ekzistencës dhe sigurisë së tij", vijoi më tej Macron.
Në video shihet Macron, por jo mbreti i Jordanisë, Abdullah, me të cilin ai pati një takim sot.
“Mbreti Abdullah dhe Presidenti francez diskutuan përpjekjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund ciklit të dhunës dhe për të arritur një horizont politik që i jep fund konfliktit izraelito-palestinez”, shkruhej në deklaratën e Jordanisë pas takimit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe mbretit Abdullah II.



