SPAK-u me operacion të simuluar, punonjësit e IMT-së u arrestuan pasi kërkuan 1 mijë euro për një tendë në Kombinat

SPAK-u me operacion të simuluar, punonjësit e IMT-së u arrestuan pasi kërkuan 1 mijë euro për një tendë në Kombinat

Operacioni i zhvilluar ditën e djeshme ku ranë në pranga dy punonjës të IMT-së, Gerald Fuçia dhe Edmond Çela si dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë ka qenë i simuluar.

Mësohet se katër punonjës të IMT-së kanë konstatuar një tendë brenda oborrit të një banesë në Kombinat, që më pas rezultoi që ishte lokal. 

Punonjësit e IMT-së i kanë kërkuar pronarit të lokalit të heqë tendën. Njëri prej punonjësve është kthyer sërish brenda banesës pas pak minutash dhe i ka kërkuar pronarit 1000€ në këmbim që të mos i hiqte tendën e lokalit në Kombinat. Pronari i objektit kallëzoi në polici ngjarjen, duke thënë se i kanë kërkuar ryshfet për të mos hequr tendën. 

Policia e referoi çështjen në prokurori dhe më pas SPAK autorizoi përgjimin ambiental. Shuma e parave me numër serie u vendos në dispozicion nga ana e policisë, në mënyrë që pronari t’ia jepte punonjësve të IMT-së. Paratë u vendosën në dispozicion në një zarf dhe u tërhoqën nga njëri prej punonjësve. 

Tre të tjerët e prisnin në një lokal ngjitur me objektin. Policia organizoi operacionin, ku brenda në lokal ishin të dyshuarit. Tre prej tyre u ndaluan, ku njëri u vendos në pranga konkretisht Gerald Fuçia, pasi vetëm për të u gjetën prova në momentin që u vëzhguan kamerat dhe u panë përgjimet ambientale. 

Ndërsa në kërkim u shpall Klajdi Zhilla. Ky i fundit mori shumën prej 1000€, ku pasi konstatoi prezencën e policisë e fshehu shumën në banakun e lokalit. Policia ushtroi kontrolle dhe pasi vëzhgoi kamerat e sigurisë, gjeti paratë. 

Hetimet po ndiqen nga prokurori Sotir Kllapi, teksa GJKKO pritet të caktojë datën për zhvillimin e seancës për masën e sigurisë. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy