“Përgjimet”, mblidhet sot komisioni hetimor

“Përgjimet”, mblidhet sot komisioni hetimor

Sot mblidhet për herë të parë komisioni hetimor ‘Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme’.

Komisioni, i cili do të drejtohet nga deputeti i PD-së, Flamur Noka, dhe me nënkryetar socialistin Pjerin Ndreun pritet të përqendrohet në katër çështje kryesore. Ndërkohë që objekti i punës së këtij komisioni hetimor do të jetë i fokusuar në katër çështje. Punën e tij ky komision do ta fokusojë, së pari në kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”;

Së dyti njohjen dhe verifikimin e mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej;

Së treti njohjen me dokumentacionin e plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj.

Së katërti, komisioni ka si objekt kontrollin e sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali. Me sa duket, çështja më e debatueshme e punës së komisionit hetimor, do të jetë pika e katërt e objektit të punë,s që ka të bëjë pikërisht me veprimet e autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje.

Mësohet se pas nisjes së punës, ky komision parashikohet të kërkojë që në kuadër të procesit të hetimit të thërrasë në seancë dëgjimore drejtues të institucioneve të rëndësishme të përfshira në debatin publik për këtë çështje. Pjesë e komisionit të kërkuar nga opozita për hetimin e kësaj ngjarjeje do të jenë deputetët e maxhorancës Pjerin Ndreu, Piro Lutaj, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia dhe Luan Rama nga LSI-ja. Ndërsa nga opozita do të jenë Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Keltis Kruja.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy