
Ministri i Bujqësise dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë vizitës së tij një ditore në Bruksel, pati një sërë takimesh të rëndësishme me komisionerë përfaqësues së tematikave që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbulon.
Ndër të tjera Peleshi takoi Komisionerin e DG Mare, i ngarkuar me çështjet e peshkimit, z.Karmenu Vella, Komisionerin e DG Sante, z. Vytenis Andriukatis, i cili mbulon çështjet e shëndetit dhe sigurisë ushqimore gjithashtu edhe nje grup pune nga DG Agri.
Një nga tematikat më me interes për palën shqiptare në këto takime ishte edhe hapja e programit IPARD II, një grand prej 93 milion euro i cili do të injektohet në zonat rurale duke i dhënë një shtytje të
rëndësishme bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri.
Mbas auditimit te realizuar nga Komisioni Europian, per kapacitetet dhe strukturat zbatuese te programit IPARD II në vendin tonë, pritet drita jeshile gjatë gjysmës së parë te vitit te ardhshëm.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen e Bashkimit Europian në përmirësimin e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore, regjistrin e femrës apo edhe shtimit të kuotave të peshkimit për vendit tone.



