Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka konfirmuar pas ndeshjes me Sporting GIjon se nuk do të jetë më trajneri i katalanasve sezonin e ardhshëm
Në konferencën për shtyp pas ndeshje, Enrike falenderoi klubin për këto tre vite të paharueshme.
“Do të largohem nga Barcelona në fund të sezonit. Nuk do të jem më trajner i Barcelonës, vendim i vështirë por jam i sigurtë. Dëshiroj të falenderoj klubin për besimin e tyre. Kanë qenë tri vite të paharrueshme” tha Enrike.



