
Shtatë persona kanë humbur jetën nga përplasja e një treni pasagjerësh me një autobus në jug të Sllovakisë.
Viktimat janë pasagjerët e mjetit i cili i përplasur nga treni, u nda në dysh dhe mori flakë pasditen e së enjtes.

Në trenin, ku udhëtonin rreth 200 pasagjerë, vetëm shoferi mbeti i plagosur, i cili pësoi djegie në duar.
Ndërkohë, në autobus ishin tetë pasagjerë dhe shoferi.
Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Matus Sutaj Estok tha se trupat e viktimave ishin djegur dhe se aktualisht po punohet për identifikimin e tyre.



